Kandidati për deputetet, Ilir Alihmemeti, i ftuar në rubrikën opinion në News24, është shprehur se për rezultatin e zgjedhjeve, kreu i PD-së Sali Berisha e ka takuar dhe falënderuar.
Por, ai deklaroi se për të nuk ka rëndësi ana emocionale, por që puna të kuantifikohet.
“Jam kontaktuar dhe falënderuar nga Berisha, më ka falënderuar për rezultatin në zgjedhje. Nuk e di nëse është befasuar për rezultatin. Për mua nuk ka rëndësi ana emocionale, e rëndësishme është të kuantifikohet puna”, tha Alimehemti, i cili mbeti jashtë Kuvendit.
I pyetur se përse PD-ja i humbi zgjedhjet, ai tha se do të bëhet një analizë në vijim në parti, por shtoi se votuesit e tij kanë dalë për të shprehur vullnetin.
“Mua njerëzit më kanë ardhur për të votuar”, tha ai.
Më tej, kur u pyet se për çfarë i vinte keq në këto zgjedhje tha se “mua personalisht përsa kohë punoj me krahët e mia dhe ato kontribute i ke hallall, unë jam në rregull.”