Skip to content

Berisha: Më kanë informuar se në dosjen time ka zero prova dhe zero fakte

1635525090 berisha 1

berisha 1Sali Berisha nga “Foltorja” në Lezhë ka zbuluar të tjera detaje rreth padisë së tij të ngritur kundër Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, për shpifje.

Në fjalën e tij Berisha tha se gjykata në Paris shumë shpejt do të shqyrtojë padinë, por shtoi se nga miq të tij nga SHBA është njoftuar se Departamenti Amerikan i Shtetit nuk ka asnjë provë kundër tij.

“Jo vetëm që nuk mori protestën e përgjithshme për dhunimin e votës, u mor me karrigen e tij dhe harroi fjalën masakër. Natyrisht komuniteti ndërkombëtar nuk mund të vendoste sanksione kur opozita nuk i përmendte. Sot Edi Rama dhe pengu i tij duan tu mashtrojnë dhe e paraqesin “Foltoren” si për interes personal të Berishës. Kjo është e pavërtetë dhe unë ia faktoj cilido.

Vendimin e DASH që e kam të qartë si dritën e diellit që është shpifje dhe shpifje, unë e mbajta personal dhe padita në Paris atë që firmosi vendimin. Jo vetëm që gjykatësi ka pranuar shqyrtimin e padisë sime, por miqtë të mi më kanë njoftuar se ajo dosje ka zero fakte, zero dokumente dhe zero prova ashtu siç u kam thënë ju.

Unë ftoj sekretarin e shtetit dhe cilindo shtetar, qytetar, institution të atij vendi dhe mbarë botës që cdo fakt që të ketë ta cojë në sallën e gjyqit në Paris.”, tha Berisha.