Ish-kyeministri Sali Berisha ka marrë pjesë në homazhet në nder të Arben Tafajt, kryetar i Shoqatës “Tirana”, i cili humbi jetën ditën e djeshme pasi ra nga një lartësi 10 metra në banesën e tij në rrugën e Dajtit.

Kreu i PD-së u shpreh se mori pjesë në homazhe për të shprehur mirënjohjen më të thellë për Arben Tafajn, të cilin e konsideroi një qytetar shembullor i Tiranës.

Berisha theksoi se Tafaj ishte një njeri që kushtoi jetën dhe veprimtarinë e tij, mbrojtjes së vlerave të kësaj qytetarie.

“Ishte pa diskutim një nga përfaqësuesit më dinjitoz të saj”, u shpreh Sali Berisha, duke i shprehur ngushëllimet familjes së Arben Tafajt.

Deklarata e Sali Berishës:

Erdha të shpreh mirënjohjen më të thellë për Arben Tafajn, një qytetar shembullor i Tiranës, një prind, bashkëshort shembullor.

Një qeveritar vendor i ndershëm, i aftë, kompetent.

Një parlamentar i kryeqytetit, i aftë, i ndershëm dhe një përfaqësues dinjitoz i qytetarisë së Tiranës.

Një njeri që i kushtoi jetën e vet, veprimtarinë e tij, mbrojtjes së vlerave të kësaj qytetarie dhe ishte pa diskutim një nga përfaqësuesit më dinjitoz të saj.

I shpreh edhe njëherë ngushëllimet e mia familjes së nderuar Tafaj.

Shpreh ngushëllime për të gjithë qytetarët e Tiranës që kanë humbur një përfaqësues të shquar, për të gjithë miqtë, të afërmit e tij.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re