Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur sot në lidhje me manifestimin e Presidentit Ilir Meta, ku opozita e bashkuar e mbështeti.

I ftuar në Euronews Albania, Berisha tha se opozita duhet të lexoj mesazhin që dhanë qytetarët duke i dërguar një mesazh dhe Lulzim Bashës, i cili kritikohet për mënyrën e të bërit opozitë.

“Opozita dhe PD uroj që ta lexojnë mirë mesazhin e mitingut të 2 marsit. Tregoi një revoltë të madhe ndaj narkoshtetit dhe Edi Ramës. Qytetarët e thjeshtë janë të gatshëm t’i përvishen uroj që opozita ta lexojë mirë këtë mesazh dhe t’i përgjigjet me një frymë me veprimet e ardhshme”, theksoi Berisha.

I pyetur se, cili ishte roli i PD në këtë tubim të thirrur nga Presidenti, ish-kryeministri tha se, është e gjithë meritë e Metës pjesëmarrja. Ndërsa lidhur me faktin se nuk ishte në krah të Bashës, i u shpreh se preferon të qëndrojë në qoshe për shkak të rrezikut të shtypjes nga turma.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re