Nga Vau i Dejës, kreu demokrat Sali Berisha, i ka dhënë mesazh kryeministrit Edi Rama, duke i thënë “ditët e tua kanë mbaruar”.

Berisha, teksa e akuzoi Ramën se ka bërë gjithçka për një Shqipëri pa opozitë dhe se ka nxituar lagrimin e shqiptarëve, i thotë kreut të qeverisë se “kush në botë nuk të shpëton ty.”

Berisha: I them këtu para jush Edi Ramës: Ditët e tua kanë mbaruar.

Bëre gjithçka, tejkalove çdo lloj norme, çdo lloj ligji, dëshmove se je një shpirt satan si i ati i tij që firmoste varjen e njerëzve. Bëre gjithçka për një Shqipëri pa opozitë.

I shndërrove pasuritë e këtij vendi në plaçkë dhe i përzure fëmijët e Shqipërisë nga Shqipëria.

I mbajte pensionet më të ulëta dhe bëre një të tretën e kombit të flasë me vete nga varfëria. Nuk ka gjë në botë që të shpëton.

Ke tejkaluar çdo lloj…

Prandaj as Bajrët, as Çelët, as Troplinët dhe kush në botë nuk të shpëton ty.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko