Mediat e familjes Berisha dhe Meta kanë ndryshuar strategji.

Pasi bombarduan opinionin me alarmin se do të vdisnin nëse merrnin vaksinat e AstraZeneca dhe ato kineze, tani kanë ndryshuar strategji.

Sipas tyre, ata që shkojnë në sheshin “Skënderbej” për t’u vaksinuar rrezikojnë të marrin virusin, për shkak se ka shumë njerëz.

“Në mes të diellit të fortë pranveror po kryhet vaksinimi i të moshuarve me vaksinën e dyshimtë kineze.

Të moshuarit janë mbledhur grumbull përpara çadrave ku po bëhet vaksinimi elektoral.

Duket se këto çadra po shërbejnë më shumë si vatra për të shpërndarë virusin, ndërsa plani i vaksinimit duket se është thjesht një kaos electoral”, shkruan portal i familjes Berisha.

Ndërsa gazeta e Nikoll Lesit shkruan:

“Mania për të treguar me mediat pranë qeverisë se sa shumë njerëz janë në radhë për të marrë vaksinën antiCovid po nxjerr diçka tjetër në pah; grumbullime masive duke mos respektuar distancat e ku fare mirë merr virusin, akoma pa e luftuar atë.

E gjitha kjo me regji të Rilindjes për të krijuar përceptimin publik se qeveria po bën namin me luftën kundër Covid-19. Ndërkohë që siç tha dje Ylli Manjani se vaksinat nga Perëndimi i bënë për vete pushtetarët, kurse popullit të thjeshtë i rrasin vaksina kineze, të cilat nuk janë çertifikuar nga BE apo SHBA.

Mjafton të shkruhet në shishet “vaksina anti Covid” dhe thuhet se sheron!

Natyrisht që qeverisë i intereson vaksina elektorale, pasi kur të humb me 25 prill as që do merret më me këtë punë. Por tani krijojnë me mediat e tyre idenë sikur bëjnë namin, ndërkohë që pas dy muajve do kuptohet afekti i kësaj vaksine që nuk e çertifikon Perëndimi”.

Është interesant fakti i shqetësimit për ata që shkojnë të vaksinohen, ndërkohë që nuk thanë asnjë fjalë për mijëra militantët e PD-së që u mblodhën bashkë tek sheshi “Nënë Tereza” për nisjen e fushatës.

I vetmi shqetësim i tyre në fakt, është vaksinimi.

Kërkojnë me patjetër që ky process të ndalet, pasi kështu mendojnë se përfiton politikisht Edi Rama.

(TemA)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re