Opozita protestoi për të tretën herë kundër qeverisë, kësaj radhe para parlamentit, teksa Brenda po zhvillohej seanca plenare. Çështja McGongial dhe llogaridhënia e kryeministrit ishte në qendër të kësaj proteste.

 

 

Ndërsa në seancë u njoftua pranimi i mocionit me debat për McGonigal, kreu i PD Sali Berisha tha se ky mocion do të zhvillohet në Surrel, nëse Rama refuzon të jetë prezent në kuvend.

 

 

“Le të betohemi këtu në emër të të gjithë atyre që përfaqësojmë se ai mocion po nuk u bë në parlament do bëhet në Surrel. Paqësor, urtë e butë por shpella e së keqes është Surreli. Ai nuk pranon të vijë këtu. Atëherë ne do shkojmë atje ku struket ai. Surreli do jetë objekt i revolucionit paqësor. Shkojmë ne aty karshi dhe i themi kemi 13 pyetje o sulltan. Pra revolucioni nuk ndalet por të jeni të sigurt se do fitojmë”, tha Berisha.

 

 

12 deputetët e Partisë Demokratike nuk u lejuan të hyjnë në sallë, por ata u bënë pjesë e protestës, duke akuzuar qeverinë se e ka kthyer kuvendin në bunkier të fjalës së lirë.

 

 

Ndërsa protestuesit u shpërndanë pas dy orësh tubimi në shesh, Berisha tregoi se ku ndryshojnë protestat e sotme me ato që bënte Lulzim Basha.

 

Tubimi i radhës i opozitës do të jetë në datën 3 mars, kohë kur gjykata e apelit pritet të japë vendimin lidhur me logon dhe vulën e partisë, por Berisha tha se kjo protestë nuk lidhet me këtë vendimmarrje.

 

 

Kjo e jona nuk është një beteje për PD-në, po një betejë për çdo shqiptar. A nuk kanë të drejtë qytetarët shqiptarë të mësojnë se nga erdhën 222 mijë dollar që ju dhanë nën dorë McGonigalit. Revolucioni vazhdon protesta kombëtare me 3 mars, bashkohemi kundër regjimit. Protesta e 3 marsit nuk ka të bëjë fare me gjykatën. Ne e kemi vendimin e gjykatës i përmbahemi atij parimi, që i përmbahen njerëzit e lirë në gjithë botën.’

 

 

Tubimi ishte paqësor, por nuk mungoi hedhja e tymuesve dhe flakadanëve, ndërsa nuk u regjistruan incidente.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re