Ish-kryeministri Sali Berisha jashtë selisë së PD, ku u rikthye një ditë pas protestës tha se protestuesit nuk ushtruan dhunë, por iu përgjigjen personave që i qëlluan me karrige dhe tavolina nga Brenda selisë.

“Ne jemi revolucion paqësor! E pe si u qëlluan protestuesit me karrige dhe tavolina! Sigurisht që ka reagim, nëse ti merr tavolia dhe t’ia hedhësh tjetrit kokës, normal që do këtë reagim. Ju patë vrasës që reagonin si bisha të tërbuara protestuesit”, tha Berisha.

Ai është justifikuar me faktin se pala e Lulzim Bashës provokoi turmën me hedhjen e gazit. “Kush e hodhi gazin?! Ata hodhën gaz, gazi i parë u hodh nga Lulzim Basha! Kjo sigurisht që revoltoi. Ai hodhi gaz dhe erdhi në katin e parë, s’mund të shtrohet kjo pyetje, protestuesit. Ka njeri të gërvishtur nga pala kundërshtare? Asnjë, kjo është protesta!”, tha ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re