Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me një qëndrim të Departamentit të Shtetit, i cili është pyetur nga gazetari amerikan, Marc Caputo në lidhje me mundësinë e udhëtimit të Sali Berishës në SHBA.
Sipas gazetarit që punon për agjencinë “Axios”, Berisha mund të shkojë në SHBA.
“E pyeta Departamentin e Shtetit për statusin e vizës së Berishës dhe më thanë se ai mund të vijë në SHBA”, shkruan gazetari në X.
Nga ana e saj, Partia Demokratike ka përshëndetur këtë qëndrim të DASH, duke theksuar se “nuk ka qenë beteje për lirinë e Sali Berishës për të udhëtuar, por lufta e tij dhe demokratëve për te drejtën e shqiptareve që opozitën të mos e emërojë pushteti.”
“E drejta ka vonuar, por është vënë në vend, falë administratës së Presidentit Trump, fitorja e të cilit i ka shërbyer botës së lirë, me mesazhin e fortë dhe të drejtë, që u përsërit edhe në fjalën e zv. Presidentit Vance në Mynih”, thuhet në deklaratën e PD.
Reagimi i PD
“Përshëndesim qëndrimin e Departamentit të Shtetit. Nuk ka qenë beteje per lirine e Sali Berishës për të udhëtuar, por lufta e tij dhe demokratëve per te drejten e shqiptareve që opozitën të mos e emërojë pushteti.”
Partia Demokratike vlerëson dhe përshëndet qëndrimin e Departamentit të Shtetit, të bërë publik nga media amerikane, si të drejtë dhe kthim të legalitetit, të marrë peng nga administrata Biden me lobimin e George Soros dhe Edi Ramës.
E drejta ka vonuar, por është vënë në vend, falë administratës së Presidentit Trump, fitorja e të cilit i ka shërbyer botës së lirë, me mesazhin e fortë dhe të drejtë, që u përsërit edhe në fjalën e zv. Presidentit Vance në Mynih.
Partia Demokratike, në emër të kryetarit të saj, Sali Berisha, të 26 partive të koalicionit, dhe të demokratëve, që mbajtën barrën e qëndresës, falenderon Deparatamentin e Shtetit për qëndrimin e drejte dhe parimor!
Nuk është liria për të udhëtuar e Sali Berishës, që është penguar këto vite, por është liria e popullit shqiptar për të zgjedhur udhëheqësit e vet, dhe për të pasur një opozitë që nuk e emëron pushteti.
Amerika nuk është e panjohur me këtë skenar, siç e ka dëshmuar katër vitet e fundit në gjuetinë e shtrigave kundër Presidentit Trump.
Sekretari i Shtetit, Republikani James Baker, e pat thënë, në Sheshin “Skënderbej”, 34 vite më pare: “liria funksionon”.
Ajo funksionoi edhe sot.
Çfarë shkruan gazetari amerikan?
“E pyeta Departamentin e Shtetit për statusin e vizës së Berishës dhe më thanë se ai mund të vijë në SHBA
Ne japim rregullisht përjashtime për të lehtësuar udhëtimin e individëve të caktuar në SHBA, në përputhje me detyrimet ndërkombëtare dhe interesat tona kombëtare. Si e tillë, ne nuk do të lejojmë që interesat tona të politikës së jashtme apo marrëdhëniet me Shqipërinë të mbahen peng nga vendime të politizuara të epokës së Biden-it” – thuhet në reagimin e Departamentit Amerikan të Shtetit dërguar për gazetarin.