Avokatët e ish-kryeministrit Sali  Berisha kanë mbërritur në Gjykatën e Posaçme, ku do të merret vendimi për masën e sigurisë së tij.

Berisha nuk do të jetë i pranishëm në seancë edhe sot, teksa do të pëfaqësohet nga avokatët Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi.

Lexo edhe :Related Posts

Seanca u shty për ditën e sotme, pasi përfaqësuesit e Berishës kërkuan të njihen me provat që shoqërojnë kërkesën dhe kërkuan gjithashtu përkashtimin e gjyqtares Irena Gjoka. Kërkesë e tyre nuk u pranua dhe do të jetë Gjoka ajo që vendos për çështjen.

Ndërkohë, Berisha ishte sot në protestë para Gjykatës së Lartë, kuy do të vendoset për vulën e Partisë Demokratike. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re