Ish kryeministri Sali Berisha ka vijuar edhe këtë të enjte akuzat ndaj qeverisë dhe Policisë së Shtetit lidhur me kontrollin e kryer ndaj kampit të MEK në Manzë.

 

Berisha nga foltorja e Kuvendit deklaron se ndihet më muxhahedin se kurrë, ndërsa thekson se qeveria është përgjegjëse për situatën e krijuar, teksa pretendon se muxhahedinët janë dhunuar.

 

Berisha shton se aktakuza e ngritur nga gjykata është e trilluar.

 

“Jam këtu për të deklaruar se në këtë moment ndihem më shumë se kurrë se kurrë, ndihem një muxhahedin. Ndihem luftëtar i lirisë. Ndihem muxhahedin sepse, qeveria amorale e këtij vendi vrau në bukë të vetë, në strehë të vetë, një luftëtar lirie. Ndihem sot muxhahedin sepse aktakuza e djeshme është historia më e turpshme për një vend. Ajo ishte e shkruar në Teheran. Aktakuza bazohej në shpifje e trillime. Po sillemi si vasal i Iranit. Kërkoj largimin e ministrit të brendshëm”, deklaron Berisha.

 

Nga ana tjetër, policia ka mohuar të ketë ushtruar dhunë, ndërsa përsa i përket trupit të pajetë pritet që mjekësia ligjore të thotë fjalën e fundit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re