Apeli i GJKKO do të japë ditën e sotme vendimin për ish-kryeministrin Sali Berisha i cili ka kërkuar lehtësimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie” ndaj tij dhe lejimin për të marrë pjesë në seancat plenare.

Togat e zeza do të japin vendimin mbi kërkesat e liderit demokrat në orën 15:30.

Avokati i tij, Genc Gjokutaj, i pyetur nëse ish-kryeministri Berisha rrezikon mandatin u shpreh se kjo është strategjia e kreut të qeverisë, Edi Rama, që sipas tij, deri më sot ka arritur ta realizojë këtë skenar.

Por përfaqësuesi ligjor i Berishës deklaroi se do t’i kundërvihen me çdo mjet ligjor.

“Kjo është strategjia e Ramës dhe e kanë stisur këtë çështje. Këta deri më sot ia kanë arritur që me anë të kësaj gjykate të kapur të realizojnë këtë skenar, ne do ti kundërvihemi me mjetet ligjore. E kemi thënë. Vendimi i gjykatës do të zbardhet në 15:30″, tha Gjokutaj pas daljes nga GJKKO.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re