Vajza e ish-kryeministrit, Sali Berisha, Argita Malltezi edhe sonte (4 janar) ka marrë pjesë në grumbullimin e simpatizantëve poshtë pallatit ku  i ati qëndron në arrest shtëpie.

Në një komunikim për mediat, ajo ka treguar se si po i kalon i ati  këto ditë në arrest shtëpie, duke u shprehur se  ka qenë në punë non stop edhe kur ka qenë me grip.

“Babi ka qenë në punë non stop. Edhe kur ka qenë me grip u angazhua në mesazhin që u përccua në mënyra të ndryshme për simptaizantët, por edhe më ccështje të tjera të organizimit. Ka qenë më i qetë dhe i përqëndruar, por me punë intensive” tha Malltezi.

Duke qenë se Malltezi është jursitje, iu bë edhe pyeta nëse komunikimi i babait të saj me simpatizantët rrezikon një ashpërsim të masës së sigurisë, ajo u shpreh se tanimë nuk mund të thuasht për asgjë nuk mundet.

“Tashmë nuk them më nuk mundet. Në këtë shtet që shkel kushtetutën, çdo gjë mund të ndodh. Ka disa rregulla që duhet respektohen dhe vendimi duhet të bazohet në ligj, ky nuk është i bazuar në ligj. Gjykata ka dhënë një vendim bazuar në një kod të suprimuar, ka dhënë një vendim në shkelje të Kushtetutës, të lirisë së shprehjes, që kufizohet me ligj, jo me vendim gjykatë” shtoi ajo.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re