Ministri i Brendshëm Taulant Balla është ndalur te masa e sigurisë që u vendos ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, gjatë konferencës së tij me gazetarët.

Ai tha se rasti për të cilin Berisha akuzohet është një rast tipik korrupsioni, teksa u shpreh se nuk dëshiron që çëhstjes t’i japë ngjyrime politike.

“Unë nuk dua kurrsesi që kësaj çështjeje t’i jap cdo lloj perceptimi apo ngjyrimi politik. Për ne të gjitha rastet janë raste që këta persona i kanë më drejtësinë pavarësisht faktit që në rastin e Berishës është një kallëzim i bërë nga ana ime në cilësinë e deputetit dhe një qytetari të njohur me një vepër penale. E kam ndjekur atë çështje prej shumë vitesh që kur gatuhej ajo formë privatizimi dhe pastaj të gjitha veprat që kanë pasuar. Mbetem i bindur se rasti i privatizimit të Partizanit është një rast tipik si në librat e kriminalistikës të korrupsionit. S’dua të hyj në asnjë lloj komenti. Sot në Shqipëri përballen dy botë, keni PS, grupin e saj parlamentar që nuk bën asnjë koment për asnjë akuzë që ngrihet ndaj njërit prej nesh dhe ndërkohë në rastin tjetër që besoj se e dini, se është një korrupsion i pastër. Një funksionar publik përdor firmën, pozicionin e tij dhe funksionarërt e tij për përfitimet e paligjshme”, tha Balla.

Ministri shtoi se gjatë arrestit në shtëpi janë të gjitha ndalimet që janë edhe gjatë arrestit në burg dhe theksoi se dallimi mes PS dhe Berishës bëhet te respektimi i ligjit.

“Lidhur me pyetjen e parë dua të them se Kodi i Procedurës Penale, neni 237 pika 4 është i qartë për mënyrën e zbatimit të arrestit në shtëpi. Kodi thotë se gjatë arrestit në shtëpi ke të gjitha ndalimet që ke edhe gjatë arrestit me burg. Nuk e kam shkruar unë, as zotëria por e kam votuar edhe unë edhe zotëria. Këtu është ndarja e dy botëve, sa e respekton ligjin. Nuk do të hyj në asnjë koment. Nuk kam pasur asnjë kontakt me policinë sa i përket detyrës së policisë që shtetasi në fjalë të trajtohet një lloj si cdo qytetar….Të gjitha konstatimet që ata bëjnë gjatë zbatimit të këtij vendimi të gjykatës dhe urdhërit që ka nxjerrë prokuroria për rastin. Është e papranueshme por i takon institucioneve të tjera të bëjnë komente për këtë”, tha ministri. /

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re