Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se i ka shprehur solidaritetin ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpie.

Në një konferencë me gazetaret, Meta thotë arrestimi i Sali Berishës  është një përndjekje politike për të goditur opozitarizmin.

Përgjegjës bën Edi Ramën, që sipas tij ka kapur drejtësinë dhe bën presione.

“I kam shprehur soliditetin tim të plotë. Kemi të bëjmë me një përndjekje politike dhe me një përpjekje për të minuar opozitarizmin në vendin tonë. Të gjitha këto diktohen nga Edi Rama përmes kapjes së drejtësisë dhe përmes gjithë presioneve që ai ushtron në këtë drejtim”.

Sa i takon reformës zgjedhore, Meta u shpreh: Ne jemi shumë të qartë sa i takon reformës zgjedhore. Rama nuk ka interes për reformë, sepse nuk ka interes për zgjedhje të lira. Ne mbetemi të hapur për zgjedhje të lira, për garantimin e të drejtë së votës.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re