Sali Berisha do të garojë në zgjedhjet e 14 majit, në koalicion me Ilir Metën, Vangjel Dulen dhe Nard Ndokën.

 

Demokratët po mbyllin detajet e fundit të negociatave me aleatët dhe koalicioni zyrtarisht do të dorëzohet pasdite, në komisionin qendror të zgjedhjeve.

 

Ndërtimi i koalicionit u jep mundësi demokratëve të drejtuar nga sali berisha, që të bëhen pjesë e zgjedhjeve lokale dhe kandidatët e përzgjedhur nga primaret, të garojnë me siglën e koalicionit.

 

Ndërsa për listën e këshillit bashkiak, e cila duhet të jetë e përbashkët për të gjithë anëtarët e koalicionit, mësohet se ilir meta e Sali Berisha kanë rënë dakord, që ajo të ndërtohet mbi bazën e rezultatit që partitë kanë pasur në zgjedhjet lokale të vitit 2015.

 

Sot është afati i fundit për regjistrimin e koalicioneve, por duket se i vetmi koalicion që do të regjistrohet zyrtarisht, është ai i liderit të opozitës Sali Berisha. Të gjitha partitë e tjera kanë vendosur të garojnë më vete.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re