Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar foto nga takimet e tij me zyrtarët evropian në Kongresin e 37-të të CDU-së në Berlin.

Berisha është takuar me Kryeministrin e landit Renani Veriore-Vestfali, Hendrik Wüst dhe ish-eurodeputetin Elmar Brok dhe deputetin e Bundestagut Gjerman, Volkmar Klein.

Po ashtu, Berisha ka publikuar në rrjetet sociale foto dhe nga takimi i tij me ish-Presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko dhe Kryetarin e Bashkisë së Berlinit, Kai Wegner.

Kujtojmë që kjo është vizita e parë jashtë shtetit e Sali Berishës, që kur atij iu hoq masa e sigurisë arrest në shtëpi.

Për këtë vizitë, kreu i Partisë Demokratike mori leje në SPAK, pasi do të duhej të paraqitej në kuadër të hetimeve ndaj tij.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko