Skip to content

Berisha në listën e zezë të SHBA, Sokol Balla: E lodhe dhe e gjakose Shqipërinë por ajo fitoi mbi ty. Tani të lutem ktheji dhe paratë

Pas shpalljes ‘non-grata’ të familjes Berisha nga SHBA, ka reaguar edhe gazetari Sokol Balla.

Përmes Twitter ai shkruan se Sali Berisha e humbi betejën me historinë dhe është pjesa më e shëmtuar e saj.

“Humbe edhe betejen me Historine. Te mundi dhe Ajo. Tani nuk je thjesht e Shkuara. Je pjesa me e shemtuar e saj. Ne fund nuk e bere dot pis Shqiperine. E lodhe, e gjakose, e drobite. Por ajo fitoi mbi ty. Tani te lutem, ktheji dhe parate!” – shkruan Sokol Balla në Twitter.