Situata në selinë e Partisë Demokratike ishte tensionuar për disa orë pas futjes së ish-kryeministrit Sali Berisha me mbështetësit e tij në kohën kur kryetari Lulzim Basha po organizon mbledhjen me grupin e punës për zgjedhjet e brendshme. Prezenca e mbështetësve të ish-kryeministrit shkaktoi ankth mes palëve.
Deputeti demokrat Pëllumb Seferi kërkoi mbështetje morale nga demokratët për t’i dalë në krahë Bashës.
Berisha dhe ish-sekretari i FRPD-së Belind Këlliçi denoncuan se janë kërcënuar me armë disa anëtarë të FRPD-së. Ish-lideri historik demokrat u largua më pas nga selia me mbështetësit e tij.
…
/faxweb
