Ish-kryeministri Sali Berisha hodhi akuza të rënda kundrejt qeverisë, duke thënë se po manipulohet numri i ndërrimit të jetëve dhe i infektimeve të Covid-19. Sipas tij sot situata është jashtë kontrollit.

“Kam dëgjuar mediat që ka manipulime të të vdēkurve në Serbi, por siguroj publikun se në Shqipëri janë edhe më të mëdha këto manipulime. Sado që u manipuluan shifrat kanë qenë shumë më të larta, si në vdēkje, si në infektimeve, duke kufizuar testet.

A i keni dëgjuar komunikatat e tyre thonë që ishte me Covid dhe vdiqën nga një sëmundje tjetër. Por nëse nuk i shtyn Covidi ata mund të jetojnë me vite.

Tani nuk çel më gojën ai që thoshte se “do na grijë si mish qeni dhe do të kishte 18 mijë të vdēkur”. Sot situata është jashtë kontrollit”, – tha Berisha në emisionin “Tempora” në Ora News.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re