Skip to content

Berisha në SPAK, analisti për Panorama TV: Humbja e mandatit? Nuk është rasti i ngjashëm me Ahmetaj! Ndaj ish-kryeministrit s’ka ndonjë akuzë konkrete

Analisti Leonard Olli i ftuar në studion e Panorama TV, foli fillimisht në lidhje me paraqitjen për herë të ish-kryeministrit, Sali Berisha në Gjykatën e Posaçme  ku u mor në pyetje për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Olli ndër të tjera tha se përplasje e Berishës me organin e drejtësisë nisi pasi ish-kryeministri kërkoi që më parë t’i hiqej imuniteti dhe më pas të merrej masa e sigurisë për të.

Ai shtoi  se ndaj Berishës nuk ka ndonjë akuzë konkrete dhe se beson e shpreson që SPAK të zbatojë procedurat si duhet.

“Berisha ka dashur që kërkesa për masën e sigurisë të paraqitej me parë në parlament, t’i hiqej imuniteti dhe më pas të shkonte para drejtësisë.

Në rastin konkret rëndësia më e madhe po i jepet qasjes politike të ngritur  nga Berisha.

Unë shpresoj që drejtësia e re, duhet të jetë mbi të gjithë zbatuese maksimaliste e procedurës. Mesa di unë ndaj Berishës nuk ka ndonjë akuzë konkrete.

Kjo është njëra anë e medaljes, pjesa tjetër e akuzave nga BERISHA është normale. Berisha që në fillim ka pasur këtë qasje ndaj SPAK.

Në shumë raste kundërshtarët e Berishës dhe mbështetësit  po i japin më shumë peshë kësaj. PO harrohet një pjesë e rëndësishme që është prezymimi i pafajsisë.

Unë besoj se organet e SPAK kanë profesionistë dhe janë njerëz që kanë bërë betimin për t’i shërbyer drejtësisë.

Edhe ata mund të kenë preferenca, por kjo nuk mbizotëron mbi profesionalizmit.

Ndaj them që është e rëndësishme që organet e reja të drejtësisë, të respektojnë besimin e publikut” tha Olli.

Humbja e mandatit të deputetit

Në lidhje me humbjen e mundshme të mandatit të deputetit për Berishën, Olli tha se kjo është një situatë ende e paqartë e cila duhet të qartësohet nga SPAK.

Ai thekson se rasti i Berishës nuk është i ngjashëm me atë të ish-ministrit, Arben Ahmetaj.

“Nga pikëpamja formale, një mungesë me 6 muaj, përkthehet  me lënien e mandatit, kjo ka ndodhur me Ahmetajn, por rasti nuk është i ngjashëm.

Berisha paraqitet përballë organeve  të drejtësisë në këtë formë dhe paraqet vullnetin për të qenë pjesë e seancave plenare.

Sa i ndikon kjo masë, në ndalimin e punës së tij, këtë nuk di ta them dhe shpresoj të qartësohet së shpejti.

SPAK është organ akuze, ai që jep drejtësinë është Gjykata, po ngatërrohet shumë kjo pjesë” shtoi analisti.

“”