Pas Presidentit të Republikës, Ilir Meta, edhe  ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar reformën në drejtësi.

Ai përmend në deklaratë miliarderin George Soros ku e konsideroi reformën si një pseudo-reformë të Sorosit, që i ka dhënë kryeministrit Edi Rama të gjitha pushtetet.

Në prag të formimit të institucioneve të reja të drejtësisë, PD dhe LSI kanë ndërmarrë një sulm duke renditur një sërë akuzash.

“Ishte ajo pseudo-reformë e Geroge Soros që do i jepte Edi Ramës të gjitha pushtetet”, u shpreh Berisha.

Ish-kryeministri nuk pranoi as deklaratat, një prej tyre ishte edhe ajo e zyrtarit të SHBA, Palmer, se do të jetë Gjykata Kushtetuese që do të gjykojë vlefshmërinë e 30 qershorit.

“Shqiptarët kanë shumë të meta dhe defekte, por një gjë e kanë, që absolutisht kurrë sapunin për djath nuk e hanë. Ata që u thonë shqiptarëve që të gjykojë Gjykata Kushtetuese pasi është varrosur i dënuari, ata bëjnë një propozim qesharak. Po kaq qesharak është edhe ideja se të hetojë drejtësia regjistrime që faktojnë në mënyrën më flagrante që Shqipëria drejtohet nga narko-mafia. Cila mafie heton veten?”, u shpreh Berisha.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re