Një emër i ri nën hetim nga drejtësia por akuza të vjetra nga Sali Berisha.

“Mesa duket prokuroria ose kontrollorët e saj, njoftuan Ahmetjan përpara se të njoftonin parlamentin”

Dhe gjithmonë të njëjta. Në deklaratën e gjatë që mbajti para mediave këtë të mërkurë Berisha reshtoi një sërë pretendimesh, që sipas tij, faktojnë kapjen e drejtësisë së vendit.

“Prokuroria Speciale faktoi dje përfundimisht se është një vegël mjerane në duart e bosit të aferës së djegësave sepse nuk guxoi ta akuzonte Arben Ahmetajn për mungesën e plotë të djegësit të Tiranës”

Ai nuk hezitoi të përmend dhe kreun e Prkurorisë së Spak, Altin Dumanin, që të martën ishte në Kuvend, kur po shqyrtohej kërkesa për arrestimin e Ahmetajt.

“Çfarë ishte seanca me dyer të mbyllura që kërkoi zoti dumani?(parlamenti dje) Ishte për t’i shpëtuar faqen Edi Ramës. Sepse kishte hall se ajo do të shënderrohej në një seancë demoaskimi dhe damkosje”.

Por kur gazetarët ia vunë në dukje akuzat e shumta, ish-kryeministri nuk u rezervua të sulmonte sërish.

Pyetja e gazetarit: Në deklaratën ju akuzuat gjatë SPAK, kur ky organ ka nën hetim dhe ka arrestuar ekspnentë të ps. Pse?

Berisha: Ti je prokuror apo gazetarë”.

Ai mohoi sakaq të ketë një thirrje nga SPAK, dyshime që dolën të hënën por tha se është i gatshëm të shkojë, sa herë mund ta thërrasin dhe të përgjigjet për cdo vendim të tijin, që prej ‘90 e tutje.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re