Ish kryeministri Sali Berisha ka akzuar kryesocialistin Rama se po presionon kandidatët e opozitës me deklaratat e tij se nuk do të bashkëpunojë nëse fitojnë në zgjedhjet e 14 majit.

 

Nga Hasi, Berisha deklaroi se pushtetit të Ramës po i vjen fundi, ndërsa e konsideroi atë si armikun më të egër të veriut.

 

“Edi Rama po kërcënon mos votoni kandidatët e opozitës, pasi nuk do merrni para. Më lejoni t’i them diçka, gush e pushteti yt merr fund. 14 maji hap dyert për përmbysjen e tij si figura më e keqe e historisë tonë pas Enver Hoxhës, armiku më i egër i veriut. Si njeriu që ndjehet shumë më krenar me miqësinë, të cilën dhe Neë York Times e denonconte, Vuçiçin dhe thotë se atë e kam vëlla, e Albin Kurtin e ka kundërshtar. Hasi, Dibra, Kukësi nuk mund tja falë miqësinë me Beogradin pasi ata që Rama i shpalli kushëri, janë faktuar në histori si barbarë ndaj shqiptarëve. Dhe 20 vite më parë, me dhjetëra hasjanë ranë për tu bërë të pavdekshëm për lirinë e Kosovës. Duhet ti themi këtij vasali mos luaj, mos guxo me çështjen e Kosovës, larg duart me Kosovës s’ke punë, ka qeverinë dhe qytetarët e saj”, tha ai.

 

Berisha kërkoi votëbesim për kandidatin e tij për Hasin, Miftar Dautin, me zotimin se do rikthejë shpresën tek qytetarët.

 

 

“Kosova dhe veriu, shpirtërisht janë një, do përfundosh në Beograd pasi të lash hesapet me shqiptarët. Rama është treguar armik me shqiptarët, me rikthimin e tiranisë së varfërisë, me masa shtrënguese e arrestime masive për drita e ujë, me dyfishimin e taksave, Rama detyroi mbi 1 milion shqiptarë që të braktisin vendin, ka kryëer gjenocid. Koha për të ka përfunduar, më 14 maj të gjithë hasianët u bëj thirrje të vijnë e të votojnë për ndryshim, garantoj se duke votuar Miftar Dautin kanë votuar shpresë, rikthimin e Hasit në rrugën që meritojnë dhe çlirimin nga terrori i varfërisë”, tha ai.

 

Berisha shpalli dhe fitoren e parakoshme, duke ftuar qytetarët që me datë 12 maj të mblidhen për të festuar fitoren në orën 7:00.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re