Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se kandidati i PS-së për Bashkinë e Sarandës ka ardhur nga Durrësi me mision për të sjellë me vete edhe grupet kriminale.

Komentet Berisha i bëri gjatë një takimi në Sarandë, ku u prezantuan kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Sarandës, Ardit Cikuli dhe për Bashkinë e Konispolit, Fatmir Shero.

Berisha tha se kandidati socialist për Bashkinë e Sarandës ka mbaruar shkollën e mafies në Durrës dhe sipas tij, kërkon të çojë grupet kriminale në Sarandë, pasi e ndiejnë fitoren e Igli Carës në Durrës.

Ai shtoi se të gjithë kandidatët e Ramës për kryebashkiakë janë emëruar jo në bazë të meritave, po në bazë të valixheve me euro që kanë paguar te kryeministri.

“Po marrim kandidatët. Ja ku është zoti Cikuli, ja dhe zoti Shero. Ku është ai kandidati i Sarandës, asnjë socialist nuk e njeh. Ai vjen nga Durrësi me mision të kobshëm. Vjen për të sjellë këtu mafien e tmerrshme të Durrësit. Sepse e ndjen që Durrësin do e humbasin dhe fitoren e Igli Carës dhe kërkojnë zona që të vendosen.

Kandidati ka ardhur këtu pasi ka bërë shkollën e mafies së Durrësit. Kandidati i Patosit, e shoqja e tij me mandate arresti ndërkombëtar fshihet në Londër sepse ka vjedhur në Hipotekë tokat e Sarandës, kurse i shoqi kandidon në Patos. I ka dhënë valixhet me euro Edi Ramës me shokë dhe ka kanididuar. Shkon në Mirditë, kandidatin e rrahin brenda zyrës së vetë.

Ne në epiqendër kemi familjen. Kjo shoqëri që po rrokulliset, ka jetike rivendosjen e familjes shqiptare në epiqendër dhe mbështetjen e saj, konsolidimin dhe forcimin e saj. Rama me ideologjinë e Soros kërkon të shkatërrojë familjen. Ju e keni marrë vesh në Tiranë, Prindi 1 dhe Prindi 2. Në kopshte i thonë fëmijëve “çfarë gjinie dëshiron të jesh”. Ne do të bëjmë gjithçka që pasuritë të shndërrohen në mirësi.

Butrinti është një pasuri përrallore e rrallë jo në Europë, por në botë. Dy burra më kanë ndihmuar mua në atë kohë që merresha me Butrintin. Rama në Butrint ka realizuar aferën më të madhe korruptive”, u shpreh Berisha.

 

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re