Skip to content

Berisha nga Shkodra: Rritja e çmimit të energjisë do të godasë rëndë shtresën e mesme

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Sali Berisha ka hedhur sërish akuza ndaj kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij duke u shprehur se gënjejnë nga mëngjesi në darkë.

 

Në një takim më gazetarët Berisha ka thënë se rritja e energjisë do të godasë rëndë shtresën e mesme.

 

Sipas tij, rritja e çmimit për kilovatët mbi 800 do të prekë më së shumti mjekët, inxhinierët e biznesin e vogël.

 

“Vetëm dje, Edi Rama dhe qeveria e tij tregoi fytyrën e tij të vërtetë dhe të pamëshirë ndaj shqiptarëve. Ai paraqiti një paketë ndihmëse prej 15 milionë eurosh, ndërkohë që ka fituar 400 milionë euro nga rritja e çmimeve. Ai vendos më shumë për luksin e tij, vendos më shumë, shumë më tepër, për klientelën e tij. Jo vetëm kaq, por dje ai njoftoi rritjen e çmimeve të energjisë për ata që konsumojnë mbi 800 kilovat.

Tani unë u jap një shifër ju, se këta gënjejnë nga mëngjesi deri në darkë. Regjistrimi i vitit 2011, tregonte se 340 mijë familje shqiptare kishin më shumë se një banesë. Tani kjo përqindje është më e lartë. Tani ky do i gjobisë në mënyrë cinike, të pashpirt. Po kush goditet me këtë? Goditet shtresa e mesme, goditen mjekët, inxhinierët, biznesi i vogël. Këta nuk e përballojnë dot më jetën. Këta detyrohen të largohen. Dhe mbetet Rama dhe oligarkët e tij dhe njerëzit që ai i varfëron. Dje kisha një të ri, që kishte ardhur nga Italia para disa vitesh. U trishtova. Më tha se po shes ato dy biznese në një fushë shumë interesante, sepse këtu nuk mund të shtyhet më. Ka shkatërruar mjedisin e biznesit. Njoftoi dje se rritet me 42 lek kilovati për ata që shpenzojnë mbi 800 kilovatë. Do të thotë se rritet 4.4 herë. Ne nuk kemi të drejtë të bëjmë krahasime me Zvicrën, Gjermaninë dhe Francën. Por a kemi të drejtë të bëjmë krahasime me Kosovën, me Maqedoninë? 8 vite më parë e kishim rrogën mesatare mbi 20 përqind më të lartë se Kosova dhe Maqedonia.”- tha Berisha gjatë takimit.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë