Ashtu siç Sali Berisha e paralajmëroi pak ditë më parë gjatë Foltores që pati në Lezhë, ka nisur puna për përditësimin e listave të anëtarësisë së Partisë Demokratike.

Ditën e sotme, Degët e Partisë Demokratike kanë marrë udhëzimin për procesin dhe metodologjinë që duhet të ndjekin me qëllim përditësimin e listave të anëtarësisë së Partisë Demokratike, objektiv i cili përcaktohet të arrihet deri më 20 shkurt të këtij viti.

Në udhëzim thuhet se për realizimin e këtij procesi do të ngrihet një Grupi Pune në çdo degë të PD-së, i cili do monitorohet nga Drejtuesi Politik i Qarkut ku bën pjesë Dega.

  • “Grupi i punës ka në përbërje të tij:
  • a. Anëtarët e Kryesisë së Degës si dhe drejtuesit e Grupseksioneve kur ata nuk janë pjesë
  • e Kryesisë së Degës;
  • b. Deputetët e Qarkut;
  • c. Koordinatori i Posaçëm i Kryetarit të Partisë Demokratike”,- thuhet në udhëzim.

Baza e të dhënave mbi të cilat do të punojë grupi i punës janë të dhënat e anëtarësisë të pasuruar me pjesëmarjen e anëtarësisë në proceset zgjedhore nga viti 2021 dhe përfshin gjithë proceset zgjedhore nga Kuvendi i Rithemelit të Berishës më 18 dhjetor 2021, deri më sot, duke përjashtuar primaret me simpatizantët.

  • “Të gjithë emrat në bazën e të dhënave do të identifikohen, verifikohen dhe kontaktohen një për një nga Grupi i Punës. Procesi i kontaktimit do të ndihmojë në rifreskimin e të dhënave të anëtarit. Më pas anëtarët do të pajisen me kartën e anëtarësisë”,- thuhet në udhëzim.

Në përputhje me deklaratat e Berishës për spastrime masive në parti, në udhëzim theksohet se nuk do të konsiderohen anëtarë të Partisë Demokratike, ata që:

  • a)       Kanë punuar kundër interesave të Partisë Demokratike në fushatat zgjedhore, duke u angazhuar në forma të ndryshme pro kundërshtarëve tanë politikë;
  • b)      Me qëndrimet e tyre publike dhe politike sipas nenit 24 të Statutit dhe nenit I, III, IV, V dhe X të Kodit të Etikës kanë vepruar kundër vijës politike të Partisë Demokratike, kanë bashkuar votat/qëndrimet me kundërshtarët tanë politikë për çështje shumë të rëndësishme në nivelin vendor apo qendror/Shqiptarja
Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re