Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbledhur praraditen e sotme kryesinë e grupit parlamentar, ku kanë diskutuar në lidhje me aksionin e mëtejshëm të opozitës, dhe hapat që do të ndiqen në Kuvend. Në dalje të kësaj mbledhje deputeti Agron Gjekmarkaj, foli dhe për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar, ku tha se ishte i vetmi shteg për PD-.

Sa i takon nismës së mundshme të Berishës për të kërkuar shkarkimin e Bashës, përmes lëvizjeve të brendshme në parti, Gjekmarkaj tha se ndryshimet në statut nuk janë të kalibrit të Sali Berishës.

“Nuk ka pyetje të gabuara, por ka një impostim në pyetjen tuaj, nuk kishte mundësi tjetër Lulzim Basha dhe PD ishte i vetmi shteg për të kaluar. Unë e kam thënë në një media, që betejat për statut të tij janë beteja të vogla, nuk janë të kalibrit të zotit Berisha. Ai është personalitet politik”, u shpreh Gjekmarkaj shkurtimisht për mediat.

Ndërkohë pasditen e sotme Basha pritet që të mbledhë edhe grupin parlamentar, në tentativën e tij për të mbajtur sa më të bashkuar partinë pas përjashtimit të Berishës.

Pasditen e sotme do të ketë sërish seancë parlamentare, ku kryeministri Edi Rama pritet që të bëjë dhe prezantimin e programit qeverisës, ndërkohë që Kuvendi do të paraprihet nga mbledhje e grupit në të dy selitë e forcave më të mëdha politike.

(E.K/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re