Ish-kryeministri Sali Berisha, në një takim me strukturat e qarkut Tiranë foli ndër të tjera për nisjen e aksionit opozitar, duke u shprehur se do të nisin qëndresën e tyre që nga parlamenti.

Berisha u ndal më tej edhe në për raportet e Shqipërisë dhe Kosovës, ku theksoi se “Edi Rama e urren Kosovën”, dhe sipas tij “i ka bërë vendit dëmin më të madh për shërbimet që i ka bërë Vuçiçit”.

“Me dhimbje të madhe i kemi përcjell të gjitha këto, por jo me reagimin e duhur, jemi sjellë si opozitë e topitur”, tha Berisha, ndërsa shtoi se “koha e një qëndrimi të tillë të opozitës merr fund”, duke paralajmëruar aksionin opozitar të PD.

“43 deputet te PD nisin të enjten qëndresë e tyre në parlament. Nuk ka më nënështrime nga një kriminel, që s’ka parim e që shet e blen gjithçka për pushtetin e tij. Do e nisim në parlament për të mos e ndalë më, deri në vendosjen e të drejtës së votës së lirë së shqiptarëve”, theksoi ish-kryeministri.

Sali Berisha: Shqiptarët përballen me një situatë që kurrë nuk mundet dhe duhet ta tolerojmë. Edhe luftën e fundit për Kosovën, kanë derdh gjatë dhjetëra mirë shqiptarë.

Sot na vizitoi presidenti Kroat. Ai është kroat po ka fol si mik, në përputhje më ligjin ndërkombëtar. Krahasoni deklaratat tij më të Edi Ramës. E urren Kosovën, po janë disa rregulla që duhet ti respektosh. E urren ti, ke motivet tua, nuk di një shqiptar që urren Kosovën. I ka bërë vendit dëmin më të madh për shërbimet që i ka bërë Vuçiçit. Për ne kombi është komb.

Me dhimbje të madhe i kemi përcjell të gjitha këto, por jo me reagimin e duhur, jemi sjellë si opozitë e topitur. Edi Rama bën këto vetëm për shkak tonë, sepse ligji nuk e lejon.

Koha e një qëndrimi të tillë të opozitës merr fund. Duhet ti japim fund. Një opozitë që pranon të shtypët e meriton shtypjen. A mund të ishim ngritur më parë? Po, por proceset ishin të tilla, sepse ai siç kanë dalë të qarta të gjitha operacione që ka bërë më paratë e taksapaguesve kundër opozitës. Të gjitha proceset gjyqësore kundër saj, të gjitha dhunimet elektorale që ka bërë. Në këtë rast dua t’ju informoj se qëndresa do filloj nga parlamenti. 43 deputet te PD nisin të enjten qëndresë e tyre në parlament. Nuk ka më nënështrime nga një kriminel, që s’ka parim e që shet e blen gjithçka për pushtetin e tij. Do e nisim në parlament për të mos e ndalë më, deri në vendosjen e të drejtës së votës së lirë së shqiptarëve. Do e nisim ne sepse kështu e kanë gjykuar deputetët. Dje në të gjitha diskutimet kanë qenë të mendimit që beteja të nis në parlament. I kisha thënë kryetares së parlamentit që këto që bën janë bandideske. Gjerat rrodhen derisa të na përcaktuan kryetarin.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re