Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar protestat e radhës, teksa u ka bërë thirrje demokratëve t’i bashkohen të enjten tek Parlamenti dhe me 27 Dhjetor tek Gjykata e Lartë.

“Më 27 dhjetor, çdo demokrate dhe demokrat, përpara Gjykatës së Lartë, ku Edi Rama ka porositur ekzekutimin e identitetit tonë. Ne do qëndrojmë. Ne do fitojmë! E enjtja që vjen, të gjithë përpara parlamentit monist”, tha Berisha.

Ish-kryeministri u betua se do të përdorë çdo mjet të mosbindjes civile, teksa u shpreh se nuk ka forcë që i ndal më.

“Çfarë duhet të presim ne, të mbesim një vend në shfarosje, në zhdukje, një një kohë kur kemi pasuritë më përrallore. Zgjohuni miqtë e mi sepse e keqja, sepse diktaturë nuk do asgjë tjetër, veçse heshtjen tuaj. Mos u mashtroni nga propaganda e tyre. Propaganda e tyre ka vetëm një qëllim. Konsolidimin e pushtetit të krimit në këtë vend”, tha ai.

Berisha u bëri thirrje të rinjve të bëhen pjesë e protestës, duke iu drejtuar “merrni përsipër misionin historik”.

“Një thirrje kam për të rinjtë e këtij vendi: merrni përsipër misionin historik. Urdhëroni ju si luftëtarë lirie, t’i dalim zot sot Shqipërisë.Nuk është çështja e një individi, është çështja e çdo shqiptari”, tha ish-kryeministri.

 

 

Pjesë nga deklarata e Berishës:

Unë ju ftoj ju ditën e enjte dhe çdo të enjte, përpara parlamentit, për pluralizmin, për demokracinë. Çdo qytetari shqiptar, që do sado pak këtë vend, i bëj thirrje të ndalet për një moment. Çfarë duhet të pësojë më shumë Shqipëria, sesa të humbasë 35 përqind të djemve dhe vajzave në 10 vite?

Çfarë duhet të pësojë më shumë Shqipëria sesa vota e shqiptarëve të numërohet nga bandat dhe të blihet nga Edi Rama? Çfarë duhet të pësojë më shumë Shqipëria sesa të rikthehen burgosjet dhe proceset politike?

Çfarë duhet të pësojë më shumë Shqipëria sesa gazetarët të rrëmbehen si njëlloj dikur Sigurimi i Shtetit, vetëm e vetëm për të mbrojtur faqen e zezë të Edi Ramës dhe Taulant Ballës? Çfarë prisni ju të pësojë më shumë Shqipëria sesa deputetëve të opozitës t’u mohohet çdo e drejtë në parlament? Çfarë prisni të pësojë më shumë Shqipëria sesa të vidhet vetëm në një aferë 1 miliard euro dhe vjedhësit të amnistohen dhe as të mos guxojnë t’u përmendin emrin?

Çfarë duhet të presim ne, të mbesim një vend në shfarosje, në zhdukje, një një kohë kur kemi pasuritë më përrallore. Zgjohuni miqtë e mi sepse e keqja, sepse diktaturë nuk do asgjë tjetër, veçse heshtjen tuaj. Mos u mashtroni nga propaganda e tyre. Propaganda e tyre ka vetëm një qëllim. Konsolidimin e pushtetit të krimit në këtë vend.

Një thirrje kam për të rinjtë e këtij vendi: merrni përsipër misionin historik. Urdhëroni ju si luftëtarë lirie, t’i dalim zot sot Shqipërisë.Nuk është çështja e një individi, është çështja e çdo shqiptari.

Mos harroni se ky njeri që vret sa askush tjetër shpresën e shqiptarëve, por ata që nuk kanë ëndërr, nuk kanë të ardhme. Dhe ne nuk e meritojmë kurrë një gjë të tillë. U bëj thirrje medieve, interesi publik duhet të jetë nordi, parimi themelor i juaji.

Bëni gjithçka për t’u ngritur mbi censurën që ju imponojnë. Bëni gjithçka për të mbrojtur njëri-tjetrin sepse secili prej jush mund të jetë një Elton Qyno nesër. Sepse secili prej jush mund të jetë një gazetar apo gazetare që paketon valixhet dhe ikën. Ndaj dhe zgjohuni.

Do u rikujtoj këtu një moment. Më 20 shkurt të vitit 1991, mbi 100 mijë vetë po vinin nga Qyteti Studenti. Te dera e TVSH shtetëror të Ramiz Salisë kishin dalë dhjetëra punonjës të solidarizuar me protestuesit, të solidarizuar me luftëtarët e lirisë. Edhe ju sot u takon misioni historik që të bëni gjithçka për të inkurajuar dhe mbështetur një lëvizje që do përmbysë në mënyrë të pashmangshme diktaturën.

Pra, e mbyllim sot fitimtarë këtë takim historik, të betuar për të mos iu ndarë më gjer ditën e fitores. Të betuar se do përdorim çdo mjet të mosbindjes civile ndaj këtij regjimi. Të betuar, çdo mjet të mosbindjes civile, nuk ka më, nuk ka forcë që na ndal më.

Ne jemi dhe do mbetemi luftëtarë të lirisë gjer ditën e fitores së plotë. E largimit, e përmbysjes së këtij regjimi që po shfaros shqiptarët.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re