Andi Bushati tha gjatë emisionit ‘Shock’ në Euronews Albania se deklarata e sotme e Luigi Soreca që BE është e gatshme të bashkëpunojë me PD, pavarësisht se kush është në krye të saj tregon se Bashkimi Europian ka një vullnet për t’u distancuar nga ndërhyrja e SHBA ndaj një shteti sovran.

Sipas tij, fakti që Soreca jo vetëm nuk e përjashtoi mundësinë e bashkëpunimit me Berishën, por risolli më vëmendje faktin se BE ka bashkëpunuar me PD edhe kur kjo e fundit dogji mandatet, tregon se nuk është në një mendje me SHBA lidhur me këtë çështje.

“Ka një vullnet për të thënë se nuk jemi me deklaratën: nëse nuk dënon Berishën PD do hajë bar”, tha Bushati.

Sipas analistit Bushati, kjo që po bën SHBA përmes ambasadës së vet në vendin tonë, duke u bërë pjesë e betejës së brendshme të një partie është e tepërt dhe e papranueshme.

“Lajmi i dytë ka disa kohë që qarkullon në formë gjysmë lajmi gjysmë thashethemi nëpër qarqet diplomatike të Tiranës që thonë se arroganca e Amerikës ka shkuar deri këtu dhe për ne europianët.

Nuk mund të veprohet kështu me një shtet sovran, që një ambasadë e huaj të bëhet pjesë e konkurrencës brenda një partie, është bërë pjesë e betejës së brendshme të një partie. Kaq është shumë”, tha analisti Andi Bushati.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re