Ish kreu i SHIK-ut, Fatos Klosi në një intervistë për ABC News tha se zgjedhjet që u mbajtën pak ditë më parë treguan se ka rënë fuqia e Sali Berishës dhe se populli nuk e beson më. Duke u ndalur tek shpallja non grata, Klosi tha se SHBA e dënoi Berishën ndërsa tani duhet të ‘flasë’ drejtësia shqiptare.

“Këtë e treguan edhe zgjedhjet e fundit. Humbi Berisha. Populli nuk i beson më. Është akoma i fuqishëm në PD sepse ka akoma militantë. Por nuk mjaftojnë këto vota për të qenë i rëndësishëm. Ajo pjesë e elektoratit që quhet gri që nuk janë militantë as të njërës dhe as tjetrës janë larguar nga Berisha.

Kjo deklaratë e CIA-s do të bëjë punën e vet. Ai i ka hapur luftë Amerikës. Ka bërë disa deklarata të paarsyeshme për të shpëtuar figurën e tij. Amerikanët nuk do të rrinë në heshtje. Amerikanët e kanë dënuar. Drejtësia duhet të bëjë punën e saj. Kanë një përgjegjësi.

Nëse SHBA, një aleat kaq i rëndësishëm bën një deklaratë kaq të rëndësishme është detyrë e qeverisë dhe sistemit të drejtësisë për të dhënë një opinion të vetin.“, tha Klosi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re