Skip to content

Berisha “non grata”, ish-presidenti Topi: SHBA nuk merr vendime ndaj individit

Ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi  i ftuar në “News 24” është ndalur tek shpallja ‘non grata’ e ish-kryeministrit Sali Berisha nga DASH.

Topi tha se shpallja ‘non grata’ nuk ka ardhur për Berishën si individ, duke shtuar se SHBA godet ndaj institucionit.

Bamir Topi: Thotë një shkrimtar i famshëm, unë skam vrarë njeri, por para një lajmërimi për vdekje nuk është e thënë që të hidhërohem. E kam fjalën që ka qenë një episod, që për politikën shqiptare s’është moment i bukur. Nuk është moment i mirë dhe për një ish-bashkëpunëtor.

Zoti Berisha thotë që vendimi është bazuar nga vendime jo qeveritare.

Bamir Topi: Ai e di mirë sepse atë punë e ka bërë vetë më para, kur ka qenë kryeministër. Është marrë shumë me institucionet e lobingut.