Fatos Lubonja teksa komentoi faktin që SHBA ka shpallur non grata ish-kryeministrin Sali Berisha, thotë se sulmi ndaj Berishës është i gabuar politikisht.

I ftuar në një emision televiziv, Lubonja u shpreh se shqiptarët nuk shpëtojnë dot nga patronazhizmi amerikan dhe se Yuri Kim nuk po thotë gjëra që janë të vërteta.

“Jemi në situatë ku nuk mund të thuhen gjërat hapur. Këtu nuk thuhen ca gjëra hapur, sepse bëhet fjalë për SHBA-të.

Yuri Kim thotë se Shqipëria po ndryshon, edhe unë them po ndryshon, ndërsa unë theksoj se Shqipëria po ndryshon në drejtim të forcimit të një regjimi.

Shqiptarët nuk shpëtojnë dot nga patronazhizmi amerikan. Pyetja shtrohet se a po thotë gjëra që janë të vërteta Kim. Unë them se “jo” nuk është kështu.

Kur SHBA hyri në luftë në Irak dhe ne ishim me amerikanët, nuk ishte një luftë e drejtë, sepse demokracia nuk eksportohet.

Në Irak, u vulus një kaos i madh. Si të besoj unë këtë sistem, partinë-shtet, kur shikoj policinë që bashkëpunon me krimin për të blerë vota, e zonja Kim nuk thotë asnjë fjalë për këto.

Sulmi ndaj Berishës ishte i gabuar politikisiht, sepse dobëson opozitën. Kemi nevojë për opozitë të fortë.”– thotë Lubonja. (TemA)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re