Pasi kryedemokrati sali Berisha vetëdeklaroi se është shpallur “non grata” edhe nga Britania e Madhe, reagoi kryeministri Edi Rama.

 

Në twitter, kreu i qeverisë postoi një foto të kopertines së librit “rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë” me autor ish-diktatorin komunist Enver Hoxha.

Reagimin e tij ironik, Edi Rama e shoqëroi me thënien: no comment.

 

Një ditë më parë, kreu i qeverisë nga salla e Kuvendit paralajmëroi shpalljen “non grata” të ish kryeministrit Sali Berisha nga Mbreteria e Bashkuar.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re