Analisti Lutfi Dervishi ka komentuar në studion e “Absolut 4” vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit që shpalli non grata ish-kryeministrin Sali Berisha për korrupsion.

Ai e ka cilësuar reagimin e Berishës pas këtij vendimi të qartë dhe të drejtpërdrejtë përkundër reagimit të kreut demokrat Lulzim Basha.

Sipas tij, reagimi i Sali Berishës ishte i qartë dhe i drejtpërdrejtë, kurse i Bashës ishte i vakët dhe asgjë të re”.

Dervishi tha se reagimi i Bashës nuk ishte ai që pritej nga selia blu, teksa shton që krijon teren për teori konspirative. Dervishi thekson se transparenca që kërkoi Basha nuk ka kuptim.

“Ajo që kërkoi Basha nuk ka shumë sens, se nuk ka transparencë me deklarata e Twitter-it. Nuk ishte reagimi që pritej nga selia blu. Reagimi i tillë çorienton dhe krijon terren për teori konspirative”, tha Dervishi.

Për Dervishin, mesazhi i sotëm ka të bëjë edhe me institucionet e reja të drejtësisë, sesi do të veprojnë ato në këtë rast:

“Këto veprime ngrenë pikëpyetje në sensin e kohës, e viteve shënojnë një moment të ri të institucioneve. Është një epokë e re që përpiqet të hapet, janë institucionet dhe liderët e individët. Institucionet e drejtësisë në Shqipëri kanë qenë të druajtura në raport me politikanët, duke mos prekur njëri tjetrin dhe mesazhi në këtë rast është se çfarë do të bëjnë institucionet e reja të drejtësisë”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re