Gazetari Aulon Kalaja foli në studion e Fax News lidhur me vendimin e Bashës se Berisha nuk do të jetë anëtar i grupit parlamentar duke thënë se është pozitiv për verdiktin.
Kalaja tha se edhe pse i vonshëm ky vendim duhej marrë por pavarësisht kësaj Berisha nuk duhet akuzuar pa pasur prova konkrete sepse sipas tij mediat e majta po e sulmojnë me fakte ordinere.
Ai shtoi se ish-kryeministri ka bërë dhe gjëra të mira për Shqipërinë dhe se çështja nuk duhet trajtuar bardh e zi.
“Ajo që shikoj pozitive është fakti që duhet të pranosh që ke krizë në parti, më mirë vonë se kurrë, konsekuencat do shikohen ndoshta që nesër. E përshëndes Bashën për vendimarrjen. PD-ja duhet të shprehej, u dëgjua zëri i shunmë njerëzve, ka pasur një krizë në media, njeriu duhet të flasë në demokraci.
Gjithsesi Berisha nuk mund të dënohet pa fakte sepse mediat e majta po e sulmojnë shumë por në thelb nuk thonë asgjë. Është një shtator i nxehtë politik, do ketë reagime të shumta në vjim.
Lidhur me emrin e tij që është një fakt ordiner, duhet të rritet steka e debatit sepse janë gjëra që u kanë ndodhur të gjithë shqiptarëve kur kanë lindur nëpër gjendje civile. Historia e tij nuk duhet mohuar, mendoj se ka bërë disa gjëra për Shqipërinë, cështja e pronave apo crrënjosja e komunizmit pasi vendi ynë doli nga kushte të këqija të diktaturës.
Rama është kthyer në një monstër me këtë mandat të tretë, unë gjykoj që duhet të ikim nga kompleksi i liderit të kohës. Jemi në një debat historik, është një kronikë e luftës, nuk duhet ti ndajmë gjërat bardh e zi, aq sa ka bërë gjëra të këqija ka bërë edhe të mira”– u shpreh Kalaja.
(E.D/faxweb.al)
…
/faxweb
