Nga selia e Partisë Demokratike, ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se nuk do të pranojë kurrë guvernator, por sipas tij çdo ambasador amerikan do të jetë i nderuar.

“Nëse unë zgjidhem në krye në PD-së orientimi pro BE dhe pro NATO do të njohë një konsolidim të paparë. Për këtë dëshmi është që ka qenë PD që ka anëtarësuar Shqipërinë në NATO. Nuk lëviz unë nga këto parime.

Kjo lëvizje është sanksionimi më i madh dhe me  i fuqishëm i vlerave të demokracisë amerikane dhe perëndimore. Ata nuk mendojnë se duhet të diktojnë se kush do të hyjë në parlament e kush jo. Është shkelje flagrante e Kushtetutës së SHBA-ve.

Nuk do të pranohet kurrë. Do të respektohet si ambasador por nuk do të respektohet si guvernator. Është fyerje për të gjithë anëtarët. Sali Berisha do të rikthejë edhe njëherë aty ku kanë qenë marrëdhëniet me SHBA-të”- tha ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re