Nesër, në orën 15:00 luhet një sfidë interesante në Seria A, ajo mes SPAL dhe Lacios, ku dy portierët e kombëtares sonë do të jenë titullarë dhe kundërshtarë për 90-të minuta.

Etrit Berisha është bërë pjesë e SPAL, ndërsa Strakosha luan në radhët e Lacios.

Edhe vetë dy portierët po e presin me interes këtë sfidë, ndërsa Etriot Berisha që ka më tepër eksperiencë, ka folur për prestigjiozen “Il Messaggero”, ku tregon edhe raportet mjaft të mira që ka me Thomas Strakoshën:

“Thomas është e ardhmja dhe e cilësoj si vëllain tim të vogël. Kemi një raport shumë të bukur”.

Janë këto pohimet e “gardianit” shtatlartë Etrit Berisha si për të lënë të kuptohet se raportet janë shumë të mira mes dy portierëve që rivalizojnë edhe për një vend titullari tashmë në radhët e skuadrës kuqezi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re