Avokati Sokol Hazizaj, ka deklarua se Sali Berisha nuk është i pandehur, por i dyshuar për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

I ftuar në “Open” në News 24, Hazizaj u shpreh se sipas tij organet e drejtësisë e kanë të vështirë t’i shkojnë deri në fund privatizimit të ish-kompleksit Partizani, pasi vendimet e Këshillit të Ministrave janë kolegjiale.

Avokati theksoi se “mënyra si është ngritur dyshimi, është i gabuar”, ndërsa shtoi se “nëse fillon se ngrihen dyshime në raport me vendimet e këshillit të ministrave, i bie që e gjithë qeveria të dyshohet dhe futen në burg”.

Sokol Hazizaj: Jemi para një gjendje juridike, me tre subjekte, njeri kryeministër, ndërtues dhe pronar, janë marr masa sigurimi. Të tre janë pjese e lëndës së Gjykatës dhe prokurorisë së Posaçme, se mes tyre është Sali Berisha. Nëse ndikon apo jo një kryeministër apo ish-kryeministër në një akt ligjor, në optikën time është e vështirë, pasi e para për arsye të parashikimeve kushtetuese, kryeministri ka dhe statusin e deputetit.

Vendimet e Këshillit të ministrave janë kolegjialë dhe është pjesë e politikës dhe e veprimtarisë e organit të hetimit. Vendimet e tij mund të jenë subjekt i Gjykatës Kushtetuese dhe jo gjykatave të tjera. Dhe së treti, nëse shikon dispozitën penale për funksionarët publik, duket të shihet kur funksionar ka premtuar, ka marrë apo ka dhënë përfitime ndaj subjekteve, me shkaqe përfitimi personal.

Berisha është person nën hetim, pra dyshohet. Masat janë në varësi të veprës penale që dyshohet. Edhe ndaj personave në hetim merren masa sigurimi, në rastin konkret, të tre subjektet janë në hetim dhe jo të pandehur. Në rastin konkret, këtë treshe, e mban në kompetencë vetëm qenia e Berishës.

Për të parë pozicionin e Berishës, duhet parë nëse ka dhënë diçka Berisha dhe jo vendimi i këshillit të ministrave. Mënyra si është ngritur dyshimi, për mua është i gabuar. Nëse fillon se ngrihen dyshime ne raport me vendimet e këshillit të ministrave, i bie që e gjithë qeveria të dyshohet dhe futen në burg. I takon prokurorit të shikojë, ku ka kërkuar dhe ky ka vepruar Berisha dhe ku ka përfituar si individ.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re