Sali Berisha e quan përplasjen në Elbasan si një nga aktet më të shëmtuar zgjedhore. Ai mendon se atje ku ka mitingje duhet të ketë patjetër të vrarë nga shteti, si në rastin e 21 janarit.

Apo në rastin më “të mirë” kur gjakosi gazetarë e opozitarë në 1996.

Në një lidhje direkte me “Milori Live” në Klan News, Berisha tha se Rama mund të kishte shkaktuar gjakderdhje në Elbasan, por i jep meritat PD-së që reagoi me gjakftohtësi.

“Zoti Basha po bën një fushatë shumë të mirë, lidhur me aktin kriminal të Elbasanit Basha ka bërë disa deklarata nga më të fortat.

Ai akt ishte një nga më të shëmtuarit në zgjedhje, Edi Rama mund të kishte krijuar dhe gjakderdhje”, tha Berisha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re