Sali Berisha ka vijuar turin e takimeve të tij me demokratët në qytetin e Gjirokastrës. Lideri historik i demokratëve u ndal dhe foli për krizën energjitike të paralajmëruar nga Kryeministri Edi Rama.

Ai u shpreh se çmimi i energjisë sot është më e lartë për shkak se është keqpërdorur kaskada e Drinit. Sipas Berishës, në Shqipëri nuk ka krizë gazi, por ka një krizë të bërë vetë nga Rama dhe ministrja Belinda Balluku.

“Cila krizë? Shikoni çfarë spekulanti i pashpirtë që është. Është rritur çmimi i gazit? Po më thoni çfarë gazifikmi kemi ne në Shqipëri?

Sa energji elektrike prodhojmë nga gazi ne? Zero. Po në qoftë se kriza e gazit,një vend i cili 25% të energjisë e ka nga gazi, e si do na kapë ne që 80% të energjisë e kemi nga ujërat tona.

Ky vetëm bën thirrje që lëvizni çmimet, rrisni çmimet se po vjen kriza e gazit, ku këtu gazi përdoret për gatim dhe ngrohje tek tuk.

Pse qenka? Pra është kriza që do të induktojë me çdo kusht në çdo familje shqiptare. Ky vend, sot iu them, rezervën më të çmuar ka Kaskadën e Drinit. A

jo është rezervë strategjike, për specifikat e këtij viti, ajo ishte plot e përplot në 296 metra. Po, kaskada ishte plot dhe si rezervë strategjike kaskada ruhet për vjeshtë. Verës gjen më lehtë energji dhe blen. Çfarë ka bërë zotëria?

Ka zbrasurs kaskadën, ka shitur gjatë gushtit energji masivisht. Janë prodhuar energji 7.2 terravat. Janë kosnmuar 6, 1.2 janë eksportuar dhe tani kaskada është në vdekje klinike. Kjo është arsyeja e krizës.

Në vend që të blinte energji me çmim të lirë, sot çmimi i energjisë është 3 herë më i lartë seç ishte në Gusht.

Kjo është krizë e bërë vetë, është e bërë vetë, nuk është krizë e gazit, është krizë e Edi Ramës, e ministres së tij të papërgjegjshme. Çfarë pune kemi ne me rritjen e çmimit të naftës kur nafta në Shqipëri është baraz me Zvicrën”, tha Berisha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re