Skip to content

Berisha nuk ndalet: Vendimi për shpalljen “non grata”, dobësi e Amerikës. S’jam anti-amerikan unë

Padinë e Berishës në gjykatën korreksionale të Parisit ndaj sekretarit amerikan të shtetit Antoni Blinken me akuzën e shpifjes pas  vendimit për shpalljen non grata shumë e kanë lexuar si një truk të ish-kryeministrit marrë shkas nga raportet SHBA-Francë.

Por Berisha i ftuar në “PolitikOn” në Rtv Ora e qartëson se nuk ka ndërmend tu bashkohet miliona anti-amerikanëve në Europë.

Berisha: Jo nuk ka. Nuk kam ndërmend kurrë tu bashkohem miliona anti-amerikanëve në Europë.

Në Europë e majta europiane ka nxitur antiamerikanizëm të papërmbajtur, unë nuk mund të bashkohem.

Këtë akt, këtë vendim absurd të bazuar në shpifje nuk mundem kurrë ta marr si simbol të Amerikës, e marr si dobësi padiskutim.