Ish-kryeministri, Sali Berisha është shprehur se nuk do të njohë vendimin e Komisionit të Etikës për të përjashtuar deputetët e opozitës.

 

Ai tha se socialistët e kuptuan se do të ishin nën presion, ndaj braktisën mbledhjen.

 

“Morën çantat dhe ikën kur e panë se do kishte një presion të madh të arsyeshëm nga deputetët e PD të cilët po kërkonin aty shpjegime se pse ato ishin përjashtuar 7 ditë nga Parlamenti dhe po jepnin argumenta se ky vendim ishte i paligjshëm i pabazuar në rregullore për përjashtimin e parlamentarëve të opozitës”, tha ai.

 

Ai nënvizoi se së bashkë me të tjerë deputetë opozitarë nuk u lanë të futen në mbledhjen e Komisionit të Etikës, duke shkelur kështu ligjin. Megjithatë, Berisha shprehet i vendosur për të çuar deri në fund qëndresën e tij para mazhorancës.

 

“Në çdo komision janë të lejuar të marrin pjesë, ne ishim si audiencë dhe në tavolinën qëndrore ishin deputetët për të cilët Edi Rama kishte lajmëruar përjashtimin.

Edi Rama e di që nuk i ndahemi pa rikthimin e të drejtave tona kushtetuese. Ai ka tmerr kontrollet e opozitës”

 

Deputetë demokratë u shfaqën këtë të martë ambientet ku do të mbahej Komisioni i Etikës për të shqyrtuar kërkesën e socialistëve për përjashtim të 7 deputetëve demokratë. Kjo kërkesë erdhi pas zhvillimeve në seancën plenare të së hënës, ku nuk munguan as përplasjet fizike.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re