Damian Gjiknuri, ka komentuar deklaratën e Sali Berishës, i cili nuk përjashtoi as mundësinë e futjes në grevë urie.
Sipas Gjiknurit këtu nuk ka asgjë të re, pasi opozita sa herë humb zgjedhjet i konteston ato, duke e shndërruar këtë në një refren të përsëritur.
Duke folur për Berishën, Gjiknuri u shpreh se ai hyri në fushatë që në fillim si humbës, duke krijuar një ekip të mbushur me besnikë dhe duke bërë zgjedhje që nuk i shërbenin një gare reale.
“Këtu ka një refren të vazhdueshëm, opozita humb zgjedhjet, konteston zgjedhjet. Kjo ka ndodhur në 2017, në 2021, kjo po ndodh edhe tani, kjo ka ndodhur edhe në zgjedhjet vendore. Përgjithësisht humbësi konteston zgjedhjet. Kjo është në kulturën e partive politike shqiptare që lidershipet për të ruajtur pozitat e tyre nuk e shohin problemin edhe tek vetja, por direkt thonë u vodha. Unë nuk shoh asgjë të re. Rama në atë kohë tha kërkoj transparencë. E pranoi rezultatin, kërkoi vetëm transparencë. Megjithatë kultura e pranimit të rezultatit është e dobët. Në Shqipëri partitë e kanë pasur këtë. Por në rastin e Berishës është më e theksuar, sepse që në fillim ai luajti si humbës. Që nga mënyra si reshtoi ekipin që më shumë mblodhi besnikët e tij dhe e dyta ajo që ka bërë përshtypje është ajo që ti paguan 6 milionë dollarë në kulmin e fushatës për të pastruar emrin tënd. Ti nëse je fitues, ti automatikisht je i pastruar dhe ke hequr non gratën”, tha Gjiknuri në emisionin Log në News24.