Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk tërhiqet nga vendimi për të zhvilluar protestën në të njëjtën ditë që do të mbahet Samiti i BE dhe Ballkanit Perëndimor në Tiranë.

 

Në takimin e përjavshëm me gazetarët, nga selia e PD, Berisha tha se të drejtën për protestë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, opozitës ia garanton Kushtetuta.

 

Ai paralajmëroi edhe kryeministrin Rama, duke thënë se përballja me të do të vijë më vonë.

 

 

“Ne do zbatojmë Kushtetutën. Ne zbatojmë me përpikmëri Kushtetutën. Kemi shpallur protestën tonë në bulevard, Kushtetuta na autorizon të protestojmë në Bulevard. Edi Rama kërkon përballje, ne do përpiqemi ta shmangim atë ditë, por mund t’ia rezervojmë kur të dojë, atë ditë jo. Ai i bën llogaritë shumë gabim. Populli opozitar po përgatitet mirë për t’i dhënë përgjigjen që meriton”, tha Berisha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re