Në vazhdën e reagimeve për zhdukjen misterioze të ish-zv drejtorit të AKSHI-t Daniel Shima gjatë ditës sotme, një reagim ka ardhur së fundmi nga kryetari i partisë Demokratike Sali Berisha.

Berisha ka postuar në facebook një video të shkëputur nga intervista e ish-zv kryeministrit Arben Ahmetaj për Syri Tv.

Ahmetaj deklaroi gjatë intervistës: AKSHI është tmerr. Danieli është kërcënuar, ata që e kuptojnë e dinë shumë mirë. Që të mbyllë gojën.

Teksa familja dhe policia nuk po e gjejnë ende se ku ndodhet Danieli, berisha duket se e ka gjetur. Ai shkruan në postim: Danieli është tek Rama në Surrel!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re