Skip to content

Berisha: Pa diskutim do të marr çdo aksion për të vendosur sovranitetin e PD. Do të krijoj aleancë, me çdo demokrat

I përjashtuar tashmë nga grupi parlamentar i PD, deputeti Sali Berisha tha në një lidhje në emisionin “Opinion” se do të marri çdo aksion për të vendosur sovranitetin e PD.

“Do të krijoj aleancë, do të bashkëpunoj me çdo demokrat që beson se ky vend do të ketë opozitë sovrane, do të ketë PD sovrane”, tha ndër të tjera Berisha.

A u zhgënjeve që e morë dhe zgjodhe Lulzim Bashën në krye të PD?

Absolutisht nuk zgjodha unë, e zgjodhën anëtarët e PD në një garë të hapur, por për vendimin e tij të sotëm mendoj se për interesa të veta ai i ka bërë goditjen më të rëndë, vendit, PD-së dhe pluralizimit në Shiqëpëri.

Cili do të jetë reagimi juaj?

Ajo që kam shprehur dje në intervistë. Do bëj gjithçka për rikthimin e sovranitetit të PD, për të kthyer ato parime që i shkelmoi sot në mënyrë të paimagjinueshme Basha, dhe pa të cilat forca politike është një fasadë -opozitë.

Veç parlamentit do të ketë aksion tjetër nga ana juaj?

Pa diskutim do të marr cdo aksion për të vendos sovranitetin e PD. Do të krijojë aleancë, do të bashkëpunoj me çdo demokrat që beson se ky vend do të ketë opozitë sovrane, do të ketë PD sovrane.