Ndërsa të gjithë njohim si rastin zero 28-vjeçarin që udhëtoi nga Firence dhe infektoi të atin, ish-kryeministri Berisha thotë se rasti zero është ai që njoftoi Ministri turk me 2 mars.

Berisha: Ka një dramacitet në çdo gjë në shpirtin e tij (Ramës). Sa i përket rastit zero duhet të falenderojmë Ministrin e Shëndetësisë të Republikës së Turqisë që na njoftoi se rasti zero kishte fluturuar nga Tirana nëpër Stamboll me 2 mars dhe ishte shtruar me koronavirus në SHBA.Për të mos thënë se kishte një vdekje jashtëzakonisht të dyshimtë në Korçë etj. A është kjo paaftësi apo papërgjegjshmëri nuk mund ta them. Por u humbën më shumë se dy muaj kohë pa marrë asnjë masë të vetme. E papranueshme.

Në një lidhje me skype për “360 Gradë” në Rtv Ora, Berisha denoncoi se në dy muaj përpara se virusi të shpërthente në vend nuk u bë asnjë përgatitje jo vetëm për popullatën por as për personelin mjekësor.

Berisha: Nuk u bë përgatitja më minimale jo për popullatën por të paktën për personelin shëndetësor. Të garantoheshin maskat dhe kostumet që duheshin për ata që janë në vijën e parë të luftës kundër kësaj. Mungesë e plotë përgjegjësie. Nëse shefi i ekzekutivit rri 2 muaj duarkryq kur kjo epidemi tronditi botën më shumë se çdo epidemi tjetër pas gripit spanjoll do të thotë se është i paaftë.E them që mos të qëndrojmë prapë në bisht të kohës se qëndrimi në bisht të kohës ka gjithmonë pasoja më të rënda.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re