Berisha e konsideroi mbledhjen e Këshillit Kombëtar të kësaj të shtune mjaft të rëndësishme pasi aty do të miratohet rregullat e reja të zhvillimit të primareve për të nxjerre kandidatet e PD në zgjedhjet vendore.

 

Ne sot, në përputhje me vendimet statusore, shënojmë një hap të madh si forcë politike e rithemeluar..Unë kërkoj nga ju që termin rithemelim të mos e lexojmë në asnjë mëyrë si një meritë e jona. Termin rithemelim duhet ta lexojmë dhe kuptojmë si një detyrim madhor i çdo demokrati dhe demokrateje për të bërë gjithçka që forca jonë politike t’u paraqitet shqiptarëve mbi parimet e saj të vërteta, si një forcë e rithemeluar.Tani vijmë te një hap jashtëzakonisht i rëndësishëm. Vijmë te primaret.Grupi i punës ka bërë një punë intensive. Por grupi i punës ka pasur një fat sepse bazuar në të gjithë veprimtarinë, ne miratuam një statut bashkërisht.Dhe statuti ynë është statuti që ndryshon PD-në. E paraqet atë si një forcë tjetër politike para shqiptaërve.Prandaj ngado që sillemi, ne kemi vetëm një alternativë, të zbatojmë statutin e votuar nga Kuvendi i PD.Ky është një kusht themelor. Statuti është Kushtetuta për të mos ndryshuar rrugën dhe për të mos u kthyer siç kemi qenë.Shpesh u takon të dëgjoni, që këtë ta marrë kryesia, atë ta marrë kryesia. Po të ecim kështu, ne shkojmë drejt autokracisë.Çfarë është autokracia? Gjithë pushteti te kryetari dhe kryesia.Çfarë i mbetet anëtarit? Vetëm të duartrokasë. Ne do i lëmë pushtetin anëtarit të PD dhe ky është përcaktimi i statutit tonë.Ne do zbatojmë statutin si kushti i kushteve për të qenë nesër garanci i zbatimit të shtetit ligjor. Për të mos u thënë shqiptarëve se kullat nuk i shoh me sy, por do i shoh më satelit.Prandaj duhet të jemi të hekurt në zbatimin e statutit. Ne kështu shprehim luajalitetin ndaj anëtarëve që na kanë votuar dhe simpatizantëve tanë.

 

Berisha shtoi se detyra më kryesore e e PD është të fitojë mendjen e zemrat e qytetarëve shqiptarë.

 

Mos harroni një gjë, detyra më kryesore e jona është të fitojmë mendjen e zemrat e qytetarëve shqiptarë. Ashtu siç ishim, nuk i fitonim, përkundrazi.Pra, kërkohet një ndryshim i madh. Proces në të cilin ne jemi sot, në mënyrë që të paraqitemi, të tregojmë vitalitetin tonë, për t’u paraqitur si një forcë vërtet e ndryshuar, si një forcë politike, e cila qëndron totalisht e përkushtuar ndaj lirisë dhe vlerave të saj për qytetarin shqiptar.Si një forcë politike, e cila del me shpejtësi dhe përfundimisht nga apatia tetëvjeçare e saj.

 

 

Ai kërkoi nga të zgjedhurit e PD në funksione drejtuese që të vrasin frikën dhe të takojnë me cdo qytetar, me cdo grup interesi.

 

Rëndom diskutojmë me njëri-tjetrin se ka frikë. Është e vërtetë se ka frikë.Është e vërtetë se Edi Rama arriti të ngulisë frikën te punonjësit, te qytetarët, por mos harroni se kur një regjim arreston 38 mijë qytetarë në një vit, sigurisht mbjell frikë dhe terror.Por e gjitha kjo erdhi se nuk ishim në lartësinë e duhur, sepse nuk ishim dhëmb për dhëmb me të. Se të tjerët nuk panë te ne, forcën politike që u del zot.U ndala në këtë pikë, që të mos rrimë të flasim për frikën, por të vrasim frikën.Ajo vritet me fjalën tonë, me takimin tonë në çdo skaj të Shqipërisë. Me qytetarët, me grupe interesi dhe kudo.

 

Kryedemokrati tha se gjërat brenda PD-së duhet të shihen me realizëm sado të hidhura të jenë.

 

Diçka tjetër më e vështirë dhe përcaktuese është mundi dhe djersa që duhet të derdhë secili prej nesh çdo ditë për suksesin e kësaj force.Po e përsëris, arritja e 7 marsit ishte madhore, por nuk ishte vendimtare. Arritja bëhet vendimtare vetëm kur çdo demokrat të shtrojë pyetjen se çfarë bëra sot dhe çfarë do bëj nesër për të afruar fitoren e PD-së.Ky është një oqean pune. Një det pune. Ku jemi ne me këtë?Absolutisht jemi larg. Dhe dua t’u them një gjë. Për njeriun nuk ka gjë më të rëndësishme se realizmi. Kushti më themelor për të ndërtuar punën, për të ndërtuar suksesin, është thjesht realist. T’i shohësh gjërat me realizëm, sado të papërshtatshme, sado të hidhura të jenë, i ndryshon ato. Nëse nuk i sheh me realizëm, nuk sheh asgjë, noton mbi to.

 

 

Berisha nuk i kurseu kritikat duke thene se PD sot është larg asaj që duhet të jetë ndaj eshtë urgjente ndryshimi i situatës.

 

Ku është PD sot? Është larg asaj që duhet të jetë. Kur them PD, kam parasysh seksionet dhe grup-seksionet. Si të jenë ata, do jemi ne.E vërteta, thelbi i PD-së para të gjithash është si të funksionojnë qelizat tona, njësitë tona, ashtu do funksionojë në thelb partia. Vjen një moment që nuk ka më konferenca shtypi, nuk ka takime me duartrokitje, ai moment është më vendimtari, ai është votimi, ai është prova e përgjithshme. Ajo betejë zhvillohet mes seksioneve.Jemi larg. Unë duhet të jemi realist me ju. Unë kam marrë gjithë kohës informacione dhe ju garantoj se është urgjente ndryshimi i situatës. Askush të mos mendojë se mund të fitohet vetëm me makro-aktivitete. Nuk fitohet. Ato janë të domosdoshme.Por pa kombinimin e aktiviteteve të tjera në nivel seksioni, në nivel hyrje,blloku, në çdo skaj, ne në këto kushte fitore nuk shohim.Në vetëm rrimë duke shprehur habi për veprimet e një njeriu që vjedh përditë qytetarët dhe tallet me ta.Çdo ditë që kalon jemi të vonuar në përballjen me të.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re